Çifti i njohur i showbizit botëror, Jessie J dhe Channing Tatum, i kanë dhënë fund lidhjes një vjeçare.
Mediat e huaja raportojnë se lidhja e dyshes nuk funksionoi, kështuqë vendosën t’i japin fund, transmeton Gazeta Sinjali.
“Channing dhe Jessie kanë prioritete të ndryshme. U argëtuan bashkë, por nuk funksionoi. Channing i duhet të rrijë në Los Angeles për shkak të vajzës, ndërsa Jessie jeton në Angli”, ështê shprehur një burim.
Megjithatë po i njëjti burim ka treguar se ata kanë mbetur miq të mirë, madje Jessie i komenton shpesh aktorit në fotografi./Gazeta Sinjali/