Një Lamborghini i marrë me qira për një çift martesor shpërtheu pasi u përplas me një makinë Golf VW të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në Bradford të Anglisë natën e kaluar. Oficerët po kontrollonin shpejtësinë e shoferëve në zonë dhe thanë se makina e marrë me qira e tejkaloi kufirin e shpejtësisë.
Lamborghini i gjelbër u përplas me një makinë Golf të parkuar, i cili kishte një shofer brenda.
Një burrë 25-vjeçar pësoi lëndime në kokë dhe mbetet në Leeds General Infirmary ndërsa pasagjerja e tij femër, 25 vjeç, pësoi lëndime të lehta, shkruan Daily Mail.
Shërbimet e urgjencës, përfshirë mjekët dhe ambulancat, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe oficerët vrapuan në këmbë për të ofruar ndihmën e parë pas përplasjes.
Në Bradford pati 8000 përplasje gjatë 12 muajve, mesatarisht 22 çdo ditë midis gushtit 2017 dhe 2018, sipas shifrave të Policisë së West Yorkshire. /Gazeta Sinjali/