image Çiftet kosovare nuk gjejnë mirëkuptim, rritet shumë numri i shkurorëzimeve

Sociale

Çiftet kosovare nuk gjejnë mirëkuptim, rritet shumë numri i shkurorëzimeve

news image

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 2160 shkurorëzime.

Krahasuar me vitin 2020, del të jetë se viti 2021 kishte rreth 500 shkurorëzime më shumë, ndërsa krahasuar me vitin 2019, dallimi është edhe më i madh, kjo ngase në vitin 2021 kishte 1345 shkurorëzime më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga të dhënat kuptohet se numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në Prizren, me gjithsej 189 raste, ndërsa në vend të dytë është Prishtina me 175, ndërsa Podujeva radhitet në vendin e 3-të me 141 çifte që zgjodhën të shkurorëzohen.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse te meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%.

/GazetaSinjali/