Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të një sondazh të zhvilluar nga UBO Consluting, në të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka dalur me mbështetje prej 48.5%.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka sfiduar kryeministrin e Kosovës.
“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin. Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë”, ka shkruar Çitaku.