image Cristiano Ronaldo po plaket – portugezi feston sot ditëlindjen e 35-të

Futboll

Sport/ Cristiano Ronaldo po plaket – portugezi feston sot ditëlindjen e 35-të

news image

Njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo mbush 35 vjet sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë karrierës së tij 18 vjeçare, ai ka luajtur për tre klubet më të mëdha në botë dhe fitoi 19 trofe.

Ronaldo ka fituar pesë herë në Champions Ligë,  tre tituj në Premier Ligë, dy në La Ligë dhe një kurorë në Seria A. 

Po ashtu, ka fituar pesë herë “Topi e Artë”. Superylli portugez ka shënuar 623 gola për klubet e tij – ato janë Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. 

Ai ka nevojë për vetëm 11 gola për të kapërcyer Ali Daei si golashënuesi më i madh ndërkombëtar në histori dhe është shumë i mundshëm që ai do ta bëjë këtë, duke shtuar një tjetër rekord personal./Gazeta Sinjali/