image Christensen: Që kur isha tetë vjeç, shkrova në një copë letër që doja të bëhesha futbollist profesionist dhe të luaja për Barçën

Futboll

Christensen: Që kur isha tetë vjeç, shkrova në një copë letër që doja të bëhesha futbollist profesionist dhe të luaja për Barçën

news image

Andreas Christensen është prezentuar sot si futbollisti më i ri i Barcelonës.

Danezi bëhet transferimi i dytë i Barcelonës për merkaton verore, pas Franck Kessiet.

26-vjeçari ka firmosur kontratë katër-vjeçare deri më 2026 dhe iu bashkua blaugranasve si transferim i lirë.

Pas prezantimit, Christensen ka dhënë deklaratën e tij të parë zyrtare si futbollist i Barcelonës.

“Që kur isha tetë vjeç, shkrova në një copë letër që doja të bëhesha futbollist profesionist dhe të luaja për Barçën. Kjo është një ditë krenarie për mua“, u shpreh danezi.

“Unë jam këtu vetëm për të fituar, ky është qëllimi kryesor. Ne kemi potencial të madh dhe duhet të fitojmë trofe. Do t’i shtyj lojtarët çdo ditë.

Mendoj se i përshtatem mirë stilit të lojës së klubit. Pres me padurim konkurrencën e shëndetshme. Mund të mësoj shumë nga lojtarët këtu. Do të hyj dhe do të bëj më të mirën çdo ditë dhe do të përpiqem të mësoj”, është shprehur ndër të tjerash danezi.

/GazetaSinjaliSport/