image Chollet zbulon arsyen e anulimit të vizitës së tij në Prishtinë, doli me COVID

Politikë

Chollet zbulon arsyen e anulimit të vizitës së tij në Prishtinë, doli me COVID

news image

Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, njofton se e ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, për shkak se ka dalë pozitiv me Covid.

“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Ishte e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Ndërkohë pas kësaj, tani vetëm Escobar ka takuar krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

/GazetaSinjali/