Chelsea rikthen interesimin për Jules Kounden, pretendon Tuttomercatoweb, transmeton Sinjali Sport.
Mediumi italian raporton se Chelsea ka rikthyer interesin e tyre për mbrojtësin e Sevillas, Kounden.
Blutë nuk arritën të transferonin francezin në afatin e kaluar, por do të provojnë përsëri në verën e 2022 pasi Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta mbarojnë kontratat e tyre dhe me shumë gjasë mund të largohen.
Mbrojtësi francez është një nga më të kërkuarit në Evropë, për pozitën e mbrojtësit, por që ende nuk ka zgjedhur skuadrën e ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/