image Chelsea rihap bisedimet me Benfican për Enzon, të gatshëm t'i ofrojnë 120 milionë euro

Futboll

Chelsea rihap bisedimet me Benfican për Enzon, të gatshëm t’i ofrojnë 120 milionë euro

news image

Chelsea është rikthyer sërish në garë për yllin argjentinas, Enzo Fernandez.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka bërë një përditësim së fundi, ku ka theksuar se Chelsea është rikthyer në garë për Fernandez.

Sipas Romanos, londinezët e duan me çdo kusht futbollistin dhe janë të gatshëm të paguajnë tarifën e 120 milionë eurove, përcjell Sinjali Sport.

Gjithashtu Romano shton se presidenti i Benficas, Rui Costa nuk e ka ndërmend të lë të lirë lojtarin, megjithëse Chelsea do të insistojë deri në fund.

“Chelsea janë rikthyer në bisedime të drejtpërdrejta me Benfican për Enzo Fernández. Ata e duan lojtarin me çdo kusht – Chelsea do të ishte i gatshëm të paguante tarifën prej 120 milionë euro.

Presidenti i Benfica-s, Rui Costa ende nuk ka ndërmend të pranojë – por Chelsea do të insistojë që të arrihet marrëveshja”, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/