Chelsea do të përballet me Villarrealin në kuadër të Superkupës së Evropës.
Fituesit e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve do të kenë punë me skuadrën spanjolle Villarreal që fituan Ligën e Evropës.
Superkupa e Evropës do të zhvillohet të mërkurën (11.08) në “Windsor Park” të Belfastit në Irlandën e Veriut.
Tanimë dy skuadrat kanë dorëzuar listat me lojtarët e ftuar në UEFA.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka grumbulluar 26 futbollistë, ku në dispozicion ka lojtarët më të mirë.
Befasia më e këndshme padyshim që është ftesa që i ka bërë trajneri gjerman për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.
Vetëm tre lojtarë janë ftuar nga ekipi B dhe ata janë Ethan Ampadu, Faustino Anjorin dhe Armando Broja.
Lista e plotë e Chelseat për Superkupën e Evropës:
Portierë: Kepa Arrizabalaga, Edouard Mendy, Marcus Bettinelli, Lucas Bergstrom.
Mbrojtës: Atnonio Rudiger, Marcos Alonso, Andreas Christensen, Thiago Silva, Kurt Zouma, Ethan Ampadu, Ben Chilëell, Reece James, Cesar Azpilicueta, Emerson Palmieri.
Mesfushorë: Jorginho, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Mason Mount, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Faustino Anjorin, Kai Havertz.
Sulmues: Tammy Abraham, Armando Broja, Timo Werner. /Gazeta Sinjali Sporti/