Chelsea ka përshpejtuar bisedimet me Manchester Cityn për Raheem Sterling.
Siç raporton Daily Mail, ka një besim në rritje për arritjen e një marrëveshjeje mes klubeve për anglezin.
Mendohet se tarifa për Sterling, i cili do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Chelsea, do të jetë rreth 45 milionë funte.
Chelsea dhe City kanë qenë në bisedime të rregullta për reprezentuesin anglez, i cili ka shënuar 131 gola në 337 paraqitje gjatë shtatë sezoneve në Etihad Stadium.
Blutë kanë bërë tashmë një qasje formale me Cityn për nënshkrimin e Sterlingut, me synimin për të përfunduar marrëveshjen deri në fund të javës.
Sterling ka zhvilluar tashmë diskutime pozitive me trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, se si do të përdoret në Stamford Bridge, dhe kjo bisedë e forcoi dëshirën e 27-vjeçarit për t’u larguar nga City.
Ai mund të mos jetë i vetmi lojtar i Cityt që arrin te Chelsea këtë verë pasi Tuchel është gjithashtu i interesuar për Nathan Ake dhe Oleksandr Zinchenko.
Pronari Todd Boehly dhe Tuchel kanë diskutuar mundësinë e nënshkrimit të treshes, megjithëse mund të rezultojë e vështirë për të bindur skuadrën e Pep Guardiolës për të forcuar një nga sfiduesit e tyre duke lejuar që të tre të bashkohen me Blutë.
Tuchel ishte i interesuar për nënshkrimin e Ake kur ai ishte në krye të Borussia Dortmundit dhe fakti që 27-vjeçari mund të luajë në anën e majtë të tre mbrojtësve për të zëvendësuar Antonio Rudiger, si dhe të plotësojë në krahun e majtë dhe në mesfusha, është veçanërisht tërheqëse.