Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka vendosur që mos të jetë më pjesë e këtij klubi dhe shumë shpejtë mund ta shohim atë në një skuadër të re.
Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit për një rinovim të kontratës ka dështuar sepse kërkesat e lojtarit janë shumë të larta dhe drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm t’i plotësojnë ato.
Skuara që thuhet se është e interesuar për shërbimet e gjermanit është klubi spanjoll Real Madrid, i cili është gati t’i plotësojë kërkesat e lojtarit për ta transferuar atë në ‘Santiago Bernabeu’.
Sipas ‘The Sun’, klubi madrilen është i gatshëm t’ia dyfishojë pagën lojtarit, nga 100 mijë euro sa e ka aktualisht te Chelsea në 200 mijë euro.
Antonio Rudiger është transferuar nga Roma te blutë e Londrës në sezonin 2017/18 për një shumë prej 29 milionë paundësh. /Gazeta Sinjali Sporti/