Chelsea e ka nisur në mënyrë jo të mirë vitin 2023.
Blutë janë ndalur nga skuadra e promovuar në Premier League këtë sezon, Nottingham Forest, duke vazhduar krizën e rezultateve, shkruan Sinjali Sport.
Londinezët e nisën mirë ndeshjen duke shkuar në pushim me avantazh, pas golit të realizuar nga Raheem Sterling në minutën e 16-të.
Pas një ofenzive nga vendasit në pjesën e dytë, ata arritën që të barazojnë rezultatin nëpërmjet mbrojtësit Serge Aurier, për rezultatin 1-1.
Blutë bën përpjekjet e tyre në fund të ndeshjes për ta rrëmbyer fitoren, megjithatë rrjetat mbetën të praprekura, duke ndarë kështu të dyja skuadrat pikët.
Chelsea me këtë barazim mbetet në pozitën e 8-të në tabelë me 25 pikë të mbledhura, kurse Nottingham ndodhet në zonën e rënies nga liga, duke u pozicionuar në pozitën e 18-të me vetëm 14 pikë të mbledhura.