Chelsea duket se nuk do të dorëzohet në nënshkrimin me Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona.
Londinezët po kërkojnë një sulmues pas largimeve të Romelu Lukakut dhe Timo Werner.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka planifikuar raundin e ri të bisedimeve me kampin e Pierre Aubameyang këtë javë.
Todd Boehly thuhet se dëshiron të kuptojë kushtet e marrëveshjes që varet edhe në kushtet personale, dhe atëherë do të jetë koha për të paraqitur ofertën te Barça.
Sipas Romanos, Barça kërkon rreth 30 milionë euro por Xavi ende po përpiqet të mbajë Auban.