image Chelsea nuk do ta shesë Lukakun në janar, pavarësisht intervistës shokuese

Futboll

Chelsea nuk do ta shesë Lukakun në janar, pavarësisht intervistës shokuese

news image

Chelsea nuk janë duke planifikuar ta shesin Romelu Lukakun në këtë merkato të janarit, raporton Sinjali Sport.

Blutë nuk po e konsiderojnë atë mundësi, përkundër deklaratave të papritura nga sulmuesi belg ditë më parë.

Lukaku në një intervistë tronditi gjithë fansat e kampionit evropian, e po ashtu edhe stafin e bashkëlojtarët e klubit.

28-vjeçari tha se është në formë të mirë, por nuk po i pëlqen mënyra se si po përdoret nga trajneri, duke mos luajtur në disa ndeshje nga fillimi edhe pse ishte i gatshëm.

Megjithatë, ekipi londinez nuk do ta shesë këtë janar. /Gazeta Sinjali Sporti/