Chelsea e ka startuar këtë sezonë në mënyrë fenomenale dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë.
Londinezët kanë bërë përmirësime të dukshme në çdo aspekt të lojës nga sezoni i kaluar dhe sidomos në anën defanzive, shkruan Sinjali Sportiv.
Ata kanë pësuar vetëm një gol në 600 minuta në Premier Ligë, shifër kjo më e mirë se e çdo ekipi tjetër.
Rol të rëndësishëm në aspektin defanziv kanë pasur transferet e Thiago Silves dhe Edouard Mendyt, por edhe Zouma po kalon një sezonë thuajse perfekte.
Ekipa e Frank Lampardit duket që është ndër kandidtet kryesore për “luftën” për titull në Prremier Ligë.