Thomas Tuchel e dëshiron qëndrimin e Armando Brojës te Chelsea.
Chelsea dhe West Ham janë në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen me shqiptarin.
Klubi londinez ishte i gatshëm që ta lejojë shitjen e tij për një shumë rreth 35 milionë euro.
Megjithatë gazetari italian, Fabrizio Romano tani raporton se Chelsea po lufton për të mbajtur tani Armandon pasi Thomas Tuchel është një tifoz i madh i shqiptarit dhe dëshiron që ai të qëndrojë.
Sipas Romanos, West Ham është ende duke u përpjekur për nënshkrimin e tij.