image Chelsea merr avantazhin ndaj Barcelonës për Kounden, dorëzon ofertën drejt klubit spanjoll

Futboll

Chelsea merr avantazhin ndaj Barcelonës për Kounden, dorëzon ofertën drejt klubit spanjoll

news image

Chelsea dhe Barcelona ndodhen në një “luftë” direkte për shërbimet e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Sipas raporteve të fundit, Chelsea është treguar më e shkathët se klubi spanjoll, duke deponuar ofertën e re për mbrojtësin francez.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka dorëzuar sot një ofertë të re për Jules Koundé e cila është 55 milionë funte, me kushte shumë të mira pagese dhe bisedimet tani po vazhdojnë me Sevillan për strukturën e ofertës.

Sipas Romanos, Koundé është ende në bisedime të drejtpërdrejta me Chelsean dhe Barcelonën për kushtet personale – ndërsa klubet po diskutojnë për detaje.

/GazetaSinjaliSport/