Chelsea ka arritur që të mposhtë Fulhamin në duelin e vlefshëm për javën e 34-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Ndeshja e dy skuadrave londineze përfundoi në të mirë të Chelseat, të cilët arritën fitore të pastër prej 2-0.
Kai Havertz ishte në ditën e tij duke e luajtur ndeshjen më të mirë në Premierligë që nga transferimi i tij në Londër, gjermani shënoi që të dy golat duke ia siguruar bluve fitoren e radhës.
Pas kësaj fitoreje skuadra e Tuchel bën një hap para drejt sigurimi të një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, pasi që gjenden në pozitën e katër.
Fulham vazhdon të jetë në zonën e kuqe edhe pas kësaj jave duke i grumbulluar 27 pikë në pozitën e 18-të, nëntë pikë më pak se Newcastle që është një pozitë më lartë. /Gazeta Sinjali Sporti/