Ndeshja që u luajt në kryeqytetin anglez ishte ajo mes Chelseat dhe Southamptonit, ku përfundoi pas penaltive, shkruan Sinjali Sport.
Ky takim mbaroi pas kohës së rregullt prej 90 minutave pa fitues me shifra 1-1, ku penaltitë përcaktuan fituesin.
Skuadra londineze arriti të kualifikohet në çerekfinale pasi i realizoi 4 penalti, kurse pësoi vetëm 3.
Golat në kohën e rregullt u shënuan në fund të pjesës së parë dhe fillim të dytës.
Kai Havertz realizoi golin e avantazhit me kokë në minutën e 44-të.
Megjithatë me të filluar pjesa e dytë, mysafirët barazuan rezultatin, 1-1.
Che Adams barazoi shifrat në minutën e 47-të në portën e zbrazët. /Gazeta Sinjali Sporti/