image Chelsea konfirmon lëndimin e Nkunku, francezi pritet të mungojë deri në dhjetor

Futboll

Chelsea konfirmon lëndimin e Nkunku, francezi pritet të mungojë deri në dhjetor

news image

Klubi londinz Chelsea ka lëshuar një komunikatë ku ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit, Christopher Nkunku.

Përmes njoftimit, thuhet se Nkunku ka pësuar një dëmtim në gju, i cili do ta përjashtojë sulmuesin për një periudhë të gjatë, por që nuk kanë specifikuar saktësisht se sa muaj mund të mungojë.

25-vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe tani do të fillojë një program rehabilitimi me departamentin mjekësor të klubit, thuhet tutje në njoftim.

Sipas gazetarit britanik, Matt Law i cili është i afërt me klubin londinez, Nkunku ka të ngjarë të jetë jashtë për 16 javë – tre muaj e gjysmë – përpara se të rifillojë stërvitjen. Sipas tij ai nuk ka gjasa të luajë para dhjetorit.

/GazetaSinjaliSport/