image Chelsea kërkon sensacionin e Interit

Futboll

Chelsea kërkon sensacionin e Interit

news image

Chelsea po përpiqet të blejë sensacionin e ekipit të të rinjve të Interit, Cesare Casadei.

Mesfushori 19-vjeçar është ylli i skuadrës Nerazzurri Primavera, si dhe një figurë kyçe në skuadrën e Italisë U-19 me tre gola në 12 paraqitje.

Priten gjëra të mëdha prej tij dhe Casadei u përfshi në negociatat me Torinon për Gleison Bremer, por Interi refuzoi ta linte të largohej pa mbajtur një klauzolë kthimi.

Sky Sport Italia tani raporton se Chelsea është e gatshme për ta joshur talentin, i cili ishte diskutuar përsëri kur Romelu Lukaku negocioi rikthimin e tij në San Siro.

Casadei është krahasuar me Sergej Milinkoviç-Savic dhe ka qenë në stolin e ekipit të Interit, ndonëse ende pret debutimin e tij në Serie A.

Nëse Chelsea do të blejë Casadein, Interi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të përfshirë klauzolën e rikthimit dhe të mos humbasë një yll të ardhshëm.

/GazetaSinjaliSport/