Chelsea dhe PSG janë në bisedime për qendërmbrojtësin Presnel Kimpembe.
Londinezët po kërkojnë një tjetër qendërmbrojtës pas transferimit të Kalidou Koulibalyt dhe ata kanë identifikuar qendërmbrojtësin e PSGs-ë.
Siç raporton gazetari italian Fabrizo Romano, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë në bisedime të drejtpërdrejta për marrëveshjen e Presnel Kimpembé.
Kërkesa fillestare e PSG-së është rreth 60/65 milionë euro, por Chelsea është gati të paraqesë propozimin prej 45/50 milionë euro.
Sipas Romanos, PSG e konsideron Kimpembén pjesë të projektit – por ai mund të largohet në rast propozimi të mirë.