image Chelsea ka gati çmendurinë: Do të ofrojë 100 milionë euro për Fofanan

Futboll

Chelsea ka gati çmendurinë: Do të ofrojë 100 milionë euro për Fofanan

news image

Chelsea po vazhon përpjekjet për të përforcuar vijën e mbrojtjes.

Me largimet e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger, blutë po kërkojnë së paku dy qendërmbrojtës të ri në këtë merkato verore.

Londinezët tashmë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit senegalez, Kalidou Koulibaly nga Napoli, teksa po vazhdon kërkimet për një tjetër emër.

Së fundi, Chelsea ka hyrë seriozisht në garë për shërbime e mbrojtësit të talentuar francez, Wesley Fofana.

Siç ka raportuar Fabrizio Romano, blutë në fakt kanë bërë një ofertë prej 70 milionë funtesh në drejtim të Leicester Cityt për Fofanan, por oferta është refuzuar.

Ndërkohë The Guardian tani raporton se Chelsea është i gatshëm të shkojë në 85 milionë funte (afro 100 milionë euro) për Fofanën dhe besojnë se kjo do të mjaftonte për ta marrë atë.

Chelsea gjithashtu është shumë e interesuar edhe për shërbimet e mesfushorit holandez, Frenkie De Jong, si dhe për një sulmues qëndror, me Timo Werner i cili mund të largohet këtë verë.

/GazetaSinjaliSport/