image Chelsea interesohet për një emër të madh, tre në listën e ngushtë

Futboll

Chelsea interesohet për një emër të madh, tre në listën e ngushtë

news image

Drejtuesit e Chelseat janë  të vendosur të nënshkruajë me një emër të madh në fazën e sulmit.

Sipas mediumit “The Sun”, Blutë mund të bëjnë një lëvizje për emra si Harry Kane ose Romelu Lukaku, nëse Erling Haaland mbetet në Borussia Dortmund.

Blutë janë të lidhur me sulmuesin norvegjez, por lajmet e fundit lënë të kuptohet se çdo lëvizje për Haaland do të jetë e vështirë të kompletohet, ndërsa emra si Kane dhe Lukaku po monitorohen si alternativa.

Mediat shkruajnë se Dortmund nuk dëshiron ta shesë 20-vjeçarin norvegjez, veçanërisht pasi largimit të Jadon Sancho te Manchester United.

Chelsea më parë po konsideronte një lëvizje për ish-sulmuesin e tyre Lukakun, por belgu uket se do të qëndrojë te Interi.

Nerazzurrët pritej të shiste lojtarë për shkak të shqetësimeve me financa, por shitja e Achraf Hakimi thuhet se e ka zgjidhur këtë çështje.

Në anën tjetër edhe Kane ka pak gjasa të lejohet të bëjë lëvizjen në Londër për t’u bashkuar me rivalët e Tottenham.

Sulmuesi tregoi formë të lartë në Kampionatin Evropian. /Gazeta Sinjali Sporti/