Barcelona përfundimisht nuk do të nënshkruajë me Cesar Azpilicuetan këtë verë, ka konfirmuar burimi i afërt i klubit, gazetari Gerard Romero.
Kapiteni i londinezëve do të rinovojë edhe për dy sezone me Chelsean, dhe zyrtarizimi mund të ndodhë pas disa orësh.
Sipas Romeros, Azpilicueta donte të ishte i qartë për të ardhmen e tij përpara fillimit të Premierligës.
Barça ndërkohë i kërkoi të priste edhe disa ditë që të mund të zgjidhte çështjen e ‘Fair Play’ me Ligën.
Në këtë mënyrë, kapiteni i bluve vendosi këtë mëngjes që do të vazhdojë me Chelsean, duke ia komunikuar këtë edhe Xavit.