Sot në Londër u zhvillua gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve, mes Chelseat dhe Real Madridit, shkruan Sinjali Sport.
Chelsea mposhti Real Madridin në “Stamford Bridge”, me rezultat 2-0 duke u kualifikuar në finale.
Timo Werner më në fund realizoi në një ndeshje të madhe, gjermani shënoi në portën thatë në minutën e 27-të.
Mason Mount ishte ai që realizoi golin e dytë në minutën e 85-të.
Ndeshja e parë në Madrid përfundoi pa fitues me rezultat 1-1, mirëpo në favor të “bluve” duke e ditur rregullin në Ligën e Kampionëve për golin e mysafirit.
Chelsea do të takohet me Manchester Cityn në finalen e madhe në Ligën e Kampionëve./Gazeta Sinjali Sporti/