Chelsea është skuadra më e fundit që ka shprehur interesim për Robert Lewandowski.
Polaku duket i destinuar për t’u larguar nga Bayerni pasi nuk iu ofrua kontratë e re nga klubi gjerman.
Barcelona ka qenë skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e polakut dhe gjithashtu 33-vjeçari ka qenë i hapur për tu bashkuar me klubin blaugranas.
Gazeta britanike ‘The Guardian’ sugjeron se Chelsea ka hyrë në garë për shërbimet e Lewandowskit.
Ai ka qenë i pasigurt për të luajtur në Angli, por kuptohet se Chelsea po i kushton vëmendje situatës. Thomas Tuchel është një admirues i madh i Lewandowskit, i cili ka shënuar 343 gola që kur iu bashkua Bayernit në vitin 2014 dhe do të kishte dashur ta sillte atë në Chelsea verën e kaluar.
Shanset e Chelseat për të nënshkruar me Lewandowski janë të pakta për momentin. Klubi nuk mund të blejë ose shesë lojtarë derisa konsorciumi i Todd Boehly ta blejë klubin nga Roman Abramovich.
Kjo do të varet shumë edhe nga ajo që do të ndodhë me Lukakun. Sulmuesi nuk duket se i përshtatet sistemit të Chelseat, por agjenti i tij, Federico Pastorello, javën e kaluar hodhi poshtë sugjerimet për bashkimin e belgut te Interi ose Milani.
Do të ishte sfidë financiare për një klub italian të nënshkruante me Lukakun. Megjithatë, nëse ka një zgjidhje, atëherë Tuchel do të dëshirojë që Chelsea të jetë në garë për Lewandowski.