Chelsea ka hapur bisedimet për të nënshkruar me mbrojtësin Jules Kounde, shkruan Sinjali Sport.
Kounde konsiderohet një nga qendër mbrojtësit më të mirë në LaLiga dhe po ashtu ishte pjesë e Francës në Kampionatin Evropian në këtë verë.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka një klauzolë lirimi 80 milionë euro që duhet t’i paguhet Sevillas.
Dy klubet do të negociojnë, por Chelsea nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit.
Chelsea open talks with Sevilla over signing of France defender Jules Koundé https://t.co/EAdH035VRy By @FabrizioRomano and @JacobSteinberg #cfc
— Marcus Christenson (@m_christenson) July 27, 2021
Thomas Tuchel dëshiron të përmirësojë opsionet e tij në pozitën e mbrojtjes, duke besuar se Kounde është i duhuri.
Për francezin të interesuara janë edhe Real Madrid dhe Manchester United, por duket se çmimi i lartë do jetë problem për të gjitha. /GazetaSinjaliSporti/