Chelsea ka mposhtur me rezultatin 0-1 Ajaksin në “Amsterdam Arena” me një gol të shënuar nga Michy Batshuayi në minutën e 87.
Ajaks më herët në pjesën e parë arriti të shënojë me anë të Quincy Promes, por VAR anuloi golin për pozicion jashtë lojë.
Pas tre takimesh Ajaks dhe Chelsea kanë nga 6 pikë, ndërsa Valencia që luan në fushën e Lille ka 3. Me francezët që janë në kuotën e 0 pikëve./Gazeta Sinjali/