Manchester City dhe Chelsea përveç lojës që u zhvillua sot, do të takohen edhe në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
“Citizens” luajtën me “blutë” edhe sot në “Etihad” në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Premierligë.
Dy finalistet e Ligës së Kampionëve luajtën një ndeshje interesante, ku mysafirët nga Londra fituan me rezultat 1-2.
Ekipi i Guardiolës doli në epërsi me golin e Sterling, ndërsa skuadra e Tuchel me Ziyech arritën që të barazojnë gjithçka, kurse Marcos Alonso realizoi golin e fitores në minutën e 93-të.
Manchester City me këtë humbje vazhdon të pres që të sigurojë matematikisht titullin e ligës.
Në tjetrën anë ekipi i Tuchel me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 64 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/