image Chelsea e trondit Arsenalin në fund, dy gola për 4 minuta

Futboll

Premier League/ Chelsea e trondit Arsenalin në fund, dy gola për 4 minuta

news image

Chelsea e ka fituar derbin e Londrës, duke e përmbysur rezultatin në shtëpinë e Arsenalit.

Pierre-Emerick Aubameyang ia dha epërsinë Arsenalit me një gol të bukur me kokë në minutën e 13′.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0 për lojtarët e Mikel Artetas. Por në pjesë të dytë, u ndez strategjia e Frank Lampard, i cili arriti me ekipin e tij t1% dal me 3 pikë nga “Emirates”.

Brenda 4 minutave Chalesea shënoi dy gola me Jorginhon (83′) dhe Abrahamin (87′).

Me këtë fitore, Chelsea me 35 pikë tani mban pozitën e katërt në tabelën e Premier League, ndërsa Arsenali renditet në pozitën e 12-të me vetëm 24 pikë.

Më poshtë golat e ndeshjes. /Gazeta Sinjali/