image Chelsea e pëson në fund të ndeshjes nga Wolves, s'ka fitore për londinezët

Futboll

Chelsea e pëson në fund të ndeshjes nga Wolves, s’ka fitore për londinezët

news image

Chelsea ka dështuar të fitojë sfidën ndaj Wolves në Stamford Bridge, duke pësuar gol në minutën e fundit të ndeshjes, transmeton Sinjali Sport.

Londinezët luajtën me barazim 2-2 në Stamford Bridge, pavarvsisht se kishin avantazhin e dy golave, por ‘Ujqërit’ bën kthesën me dy golat, duke nxjerrur një barazim të vlefshëm.

Lukaku i realizoi dy gola të shpejtë për Chelsean brenda dy minutave (56′ 58′), mirëpo mysafirët u kundërpërgjigjën fillimisht me anë të Trincaos në minutën e 79-të dhe më pas me anë të mbrojtësit Conor Coadyt i cili realizoi me kokë në minutën e 7-të të kohës shtesë, për t’a nxjerrë një barazim në Stamford Bridge.

Chelsea me këtë barazim rrezikon seriozisht tani pozitën e tretë në tabelë, duke qëndruar me 67 pikë, vetëm katër prapa Arsenalit, me Topçinjtë që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe epërsia mund të shkrihet në vetëm një pikë, gjersa do të mbesin edhe tre xhiro deri në fund.

/GazetaSinjaliSport/