“Blutë” kanë arritur një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull.
Chelsea ka arritur të mposht Leicesterin në vizitë me rezultat 0-3.
Mysafirët nga fillimi ishin dominues duke arritur të kalojnë herët në epërsi me golin e Antonio Rudiger në minutën e 14′.
Vetëm pak minuta më vonë N’Golo Kante shënoi në 28-ën minutë për 0-2.
Edhe pjesa e dytë u dominua plotësisht nga ekipi i Chelseas.
Golin e tretë e realizoi Christian Pulisic në minutën e 71′ për 0-3.
Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Chelsea morri fitore të merituar.
Chelsea tani mbetet në vend të parë me 29 pikë, ndërsa Leicesteri është e 12-ta me 15 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/