Chelsea e nisi furishëm aventurën në Fa Cup me fitore ndaj Chesterfieldit, raporton Sinjali Sport.
Blutë deklasuan në “Stamford Bridge” skuadrën inferiore që bën gara në ligën Nacionale që është elita e pestë në ishull.
Skuadra e Tuchel fitoi me rezultat të thellë 5-1.
Werner, Odoi, Lukaku, Christensen dhe Ziyech i realizuan golat te vendasit, kurse Asante u përkujdes për golin e nderit te mysafirët.
Chelsea u kualifikua në rrethin e 1/16-ës së Kupës, ku do pres kundërshtarin, pas hedhjes së shortit.