Chelsea ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao
Megjithatë, Los Blancos nuk duan të shesin brazilianin, raporton El Nacional, përcjell Sinjali Sport.
Militao luftoi për vendin e startuesit pas lëvizjes së tij nga Porto në vitin 2019, por ka lulëzuar nën drejtimin e Carlo Ancelotti këtë sezon, duke ngjallur interes nga një mori skuadrash evropiane.
Sidoqoftë, Reali nuk ka ndërmend ta lërë 23-vjeçarin të largohet dhe planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re me një klauzolë të madhe lirimi në mënyrë që të largojë pretenduesit e mundshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/