Chelsea barazoi, mirëpo rrëmbeu pozitën e dytë në sfidën ndaj Brightonit, shkruan Sinjali Sport.
Blutë barazuan në “Stamford Bridge” me skuadrën e Hove & Albion në kuadër të xhiros së 20-të, me rezultat 1-1.
Lukaku dhe Welbeck ishin realizatorët e këtij ballafaqimi.
Chelsea me këtë barazim ka 42 pikë pas 19 javëve në vendin e dytë, një më shumë se Liverpooli, ndërsa Man City kryeson me 49 pikë.
Brightoni në anën tjetër ka 24 pikë në pozitën e 10-të. /Gazeta Sinjali Sporti/