Chelsea më në fund raportohet se ka arritur marrëveshje të plotë me Brighton për transferimin e Moises Caicedo.
Gazetari italian, Fabrizio Romanoo ka dhënë zyrtarisht “Here we go-në” e tij të famshme, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes.
Sipas tij, ky transferim do t’i kushtojë hiç më pak se 115 milionë funte klubit londinez, që do të jetë një shifër rekorde britanike e transferimit.
Ai po ashtu shton se testet mjekësore tashmë janë të rezervuara dhe Caicedo do të nënshkruajë deri në qershor 2031 me opsion deri në 2032.