image 'Pulëbardhat' përdhosin 'Djajtë e Kuq' - Man United 'shpartallohet' nga Brightoni

Futboll

‘Pulëbardhat’ përdhosin ‘Djajtë e Kuq’ – Man United ‘shpartallohet’ nga Brightoni

news image

Manchester United është ‘shpartalluar’ si mysafir i Brightonit, duke u mposhtur me rezultat të thellë.

United ka pësuar disfatë me rezultat 4-0 në Amex Stadium.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal 1-0 për vendasit, me golin e vetëm të shënuar nga Moises Caicedo në minutën e 15-të.

Në pjesën e dytë, Brightoni u hodh në sulm duke realizuar gola një nga një me radhë.

Cucurella dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, teksa Groos e Trossard realizuan në minutat 57′ respektivisht 60′ për të katërfishuar epërsinë.

Man United tani kanë pësuar plot 56 gola në kampionat, duke thyer rekord të klubit për më së shumti të pranuar përgjatë një kampanje të Premier Ligës.

/GazetaSinjaliSport/