image Chelsea arrin marrëveshje të plotë me Pochettinon - ia fillon punës në qershor

Futboll

Chelsea arrin marrëveshje të plotë me Pochettinon – ia fillon punës në qershor

news image

Chelsea ka arritur marrëveshje verbale të plotë me Mauricio Pochettinon.

Londinezët kanë arritur marrëveshje të plotë për emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i ri për sezonin e ardhshëm, raporton gazetari italian, Fabrizio Romano.

Ish-trajneri i Tottenham dhe PSG do të fillojë kapitullin e ri si trajner i Chelsea duke filluar nga qershori, ndërkohë që Frank Lampard do të mbetet trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Tekniku argjentinas do të sjellë njerëzit e tij për stafin e trajnerëve dhe do të diskutojë strategjinë e transferimeve me klubin së shpejti.

/GazetaSinjaliSport/