Chelsea raportohet se ka rënë dakord me kushtet personale për qendërmbrojtësin e Leicesterit, Wesley Fofana.
Blutë kanë bërë objektiv prioritar nënënshkrimin me mbrojtësin francez këtë merkato.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Fofana tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsean, kështu që kontrata do të ishte gati në rast se dy klubet arrijnë marrëveshje.
Sipas tij, Chelsea po përgatit një ofertë të re pasi dëshiron Fofanën me çdo kusht, megjithatë kjo nuk do të jetë e lehtë pasi Leicester po insiston në pozicionin e tyre.