image Fofana i kërkon trajnerit të mos e përfshijë atë në skuadër për xhiron në fundjavë

Futboll

Fofana i kërkon trajnerit të mos e përfshijë atë në skuadër për xhiron në fundjavë

news image

Qendërmbrojtësi i Leicesterit, Wesley Fofana po i bën presion klubit që të largohet dhe të transferohet te Chelsea.

Chelsea ka pasur deri tani dy oferta të refuzuara nga Leicesteri, me ‘Dhelprat’ që dëshirojnë të mbajnë lojtarin me çdo kusht.

Brendan Rodgers ka rikthesuar se Fofana nuk është në shitje dhe ai nuk do të largohet.

Sidoqoftë, raportet e fundit theksojnë se Fofana ka bërë kërkesë nga klubi që të mos përfshihet në skuadër për sfidën e klubit ndaj Southamptonit, në shenjë proteste për t’i bërë presion klubit që ta lirojnë atë.

Siç raporton Athletic, Rodgers mund ta aprovojë këtë kërkesë të tij, duke mos e ftuar për këtë ballafaqim.

/GazetaSinjaliSport/