Chelsea po planifikon që të nënshkruajë kontrata edhe me disa futbollistë në afatin tjetër të verës.
Njëri nga futbollistët që Chelsea ka filluar bisedimet për një transfer të mundshëm është David Alaba, shkruan Sinjali Sportiv.
Alaba është në përfundim të kontratës me Bayern Munchen dhe Chelsea mund ta transferojë austriakun me parametra zero, pa shpenzuar para.
Mbrojtësi po kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera evropiane si Real Madridi dhe PSG.