image Çfarë veprimi! Rrahmani e shpëton Veronën nga goli i sigurt

Futboll

Serie A/ Çfarë veprimi! Rrahmani e shpëton Veronën nga goli i sigurt

news image

Hellas është duke e mposhtur Leccen me rezultat 2:0 pas më shumë se një ore lojë në “Stadio Marcantonio Bentegodi”.

Një prej meritorëve për këtë rezultat është mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Në minutën e katërt, Rrahmani lexoi shumë mirë kundërshtarin, duke e larguar nga vija e portës një top që do të përfundonte në rrjetë pasi ish-sulmuesi i Milanit, Lapadula, kaloi edhe portierin.

Rrahmani doli përpara dhe evitoi golin, moment që ndryshoi gjithçka pasi më pas Verona gjeti dy gola dhe po fiton 2:0.

Mbrojtësi i Kosovës tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Napolit.