image Çfarë thotë policia për kabllot e dëmtuara në selinë e LDK-së?

Siguri/ Çfarë thotë policia për kabllot e dëmtuara në selinë e LDK-së?

news image

Policia e Kosovës po heton rastin e këputjes së kabllove të internetit në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Kemi pranuar informatën për dëmtim të disa kabllove në atë lokacion, informata është duke u trajtuar nga zyrtarët kompetent”, konfirmoi Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, Sekretari i LDK-së dhe deputeti, Arban Abrashi ka deklaruar se ajo se çka ka ndodhur është e papranueshme, duke bërë të ditur se rastin e kanë lajmëruar edhe në polici. /Gazeta Sinjali/