Gazeta turke “Hurryiet” ka shkruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni për heqjen e kilogramëve, në Antalia.
Sipas kësaj gazete, presidentja Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje, në Antalia, deri në përfundim të operacionit ku më pas edhe është kthyer në Kosovë.
Ky operacion ndihmon që përafërsisht 80 për qind e kilogramëve të hiqen, kësisoj sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e peshës.
E gjatë kohës kur e para e shtetit ka qëndruar në Turqi, detyrat e postit të saj si presidente, nuk i kanë kaluar askujt.
Presidenca e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth kësaj çështje, si dhe nuk dihet se sa qëndrojnë raportimet e gazetës turke.
Por një gjë që dihet është se edhe rastet si ky i Osmanit parashihen me “Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës”.
Sipas këtij neni, urdhëri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë arsyet dhe kohëzgjatjen e bartjes së përgjegjësive, nëse ka njohuri për to.
Ligji parasheh se Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, kur ky i fundit kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë e tij.
Më poshtë gjeni Nenin nr.9, i cili sqaron çështjen e mungesës së përkohshme të presidentit/es.