Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka dalë kundër aksionit të sotëm që të parandalohet një autobus me studentë ndërkombëtarë që donin ta vizitonin Prekazin.
Jashari ka thënë se e kupton reagimin e “Shqiponjave të Zeza” që janë ndikuar “nga lajmet me tituj nxitës”.
“Nga emocionet realizuan një aksion jo të menduar aq mirë por gjithsesi pa ndonjë qëllim të keq, andaj edhe duhet mirëkuptuar”, ka thënë Jashari.
Mes tjerash, Jashari ka thënë se memoriali i përket sakrificës dhe rezistencës për liri dhe si i tillë është vend i duhur për secilin që dëshiron ta vizitojë atë vend.