image Publikohen pamjet/ Momenti kur mbërrijnë 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri

Shqipëri

Publikohen pamjet/ Momenti kur mbërrijnë 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri

news image

Të shtunën mbrëma kanë mbërritur në vend 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri, duke finalizuar kështu operacionin e katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës.

Ky është momenti kur 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria, mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, bashkë me shqiptarë të tjerë të Kosovës, që u larguan nga kampet e ferrit.

Abcnews shkruan se ata u pritën nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në aeroportin e Kosovës.

Bashkë me Çuçin ka qenë edhe homologu i tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Pas sekondës së 25-të mund t’i shihni pamjet, teksa 13 shqiptarë arrijnë në aeroportin “Adem Jashari”.

/GazetaSinjali/