image Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

Sociale

Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

news image

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar gjyshin e tij, Shaban Jasharin, në ditën e lindjes së tij. Duke iu referuar si Baba Shaban, Jashari thotë se ai rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit.

“Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut”, shkruan Jashari në profilin e tij në Facebook.

Tutje Jashari tha se “ai bashkë me babushin Hamëzen e Komandantin Legjendar Adem Jashari, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për Lirinë tonë kurse mbështetje të madhe logjistike kishin mixhën e dashur Rifat i cili vepronte e ndihmonte nga Gjermania“.

/GazetaSinjali/