Komisioni Qendror Zgjedhor deri më tani ka numëruar mbi 98% të votave, sipas këtyre rezultateve koalicionoi NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.
Deri më tash ky koalicion nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind.
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ende nuk është deklaruar për rezultatin e zgjedhjeve.